
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se pas rikthimit në SHBA dhe të vendosjes së marrëdhënieve me qeverinë amerikane, objektivi i tij kryesor politik mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti.
“Për vete, jo. Nuk kam më absolutisht gjë. Në betejë po. Në betejë largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është jetik. Domethënë, ky është një regjim që në disa aspekte janë lule, dëmet që i ka bërë diktatura komuniste me këtë që po i bën diktatura e drogës.
Ne duhet të bëjmë gjithçka ta largojmë këtë njeri që e shndërroi drogën në filozofi qeverisjeje. Ky po përfundon bandit, më i keq se ata që i mbështet. Merr aktin e fundit.
Dy biznesmenë, katrafyell, njëri me dokumente, me certifikata e me të tjera dhe tjetri po ashtu tjetër, del kapobandoja dhe u thotë “Katrafyell, ju... ajo tokë është e imja, e shtetit”.
Si mund të jetë e shtetit, toka që e ka blerë tjetri dhe e ka... atë mund t'ia konfiskosh kur ka shkelur ligjin, por që kryeministri të dalë të nesërmen e të thotë se 'unë mora tokën', ai tregon se është vetëm kapobandë dhe asgjë tjetër, s'ka asnjë” – tha Berisha në një intervistë në Syri TV.
Berisha thotë se kthimi i tij i vërtetë që shënon një fitore ndaj asaj që e cilëson si një projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt kundër tij. Berisha tha se tani është larguar një pengesë serioze në marrëdhëniet e tij me SHBA-në, ndërsa Rama e kishte përdorur këtë çështje si një nga shtyllat kryesore të narrativës së saj politike.
“Jo, nuk ndjej ndonjë ndjej hakmarrje ndaj tyre. Pse? Të jemi të sinqertë dhe ju e rikujtoni, në mënyrë të përsëritur, njeriu që ishte marrë aktivisht me këtë çështje, u thoshte shqiptarëve se kjo nuk hiqet kurrë. Ju kujtohet besoj.
Sado që unë, ju, ose gazetarë ose dhe unë vetë u jepja shembuj që kjo është hequr, ajo insistonte se kjo s'hiqet kurrë. Tani këta njerëz që dëgjonin një ambasadore që përfaqësonte shtetin, e kishin të vështirë të mos besonin ambasadoren dhe jo të më besonin mua. Ata mund të lexonin. Problemi është se mund të lexonin dhe po të lexonin do të gjenin që është hequr, ajo më thonte.
Por ngaqë e merrnin të mirëqenë deklaratën e ambasadores, ata betoheshin. Madje u përpoqën të ulin dhe avionin për arsye shëndetësore që unë të mos arrija” – tha Berisha.
Kjo vizitë në SHBA sipas Berishës “ka përmbysur përfundimisht një projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt të cilët përdorën lidhjet e tyre me Sorosin për një vendim të tillë. Në këtë kuadër dhe vetë rruga që unë zgjodha për ta përballuar problemin, i lë në turp dhe i lë pa asnjë diskutim në panik. Sepse Edi Rama të gjithë vazhdimin dhe ëndrrën e pushtetit e kishte bazuar mbi këtë narrativë të një opozite që ka një kryetar që nuk shkon dot në Uashington.
Ajo u bë si një shtyllë kryesore e pushtetit të tyre. E bënë vetë ata, por e bënë shtyllë kryesore të pushtetit të tyre. Kur unë u thashë u ktheva, ata e morën si përgjysmë, por kthimi i vërtetë ndodhi tani, kur unë erdha këtu. Ky ishte kthimi i vërtetë. Dhe ata tani janë të tmerruar” – tha Berisha. ©LAPSI.al