Flash

Vodhi 9 famije, 6 vjet burg për shqiptarin 46-vjeçar në Austri

Lapsi.al 10 September 2026

9 familje në Vorarlberg të Austrisë u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin grabitur nga një 46-vjeçar shqiptar, i dënuar më parë për vepra të ngjashme.

Mediat austriake shkruajnë se të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës ku u përball me akuzat për një seri vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, shqiptari kishte krijuar një "gjurmë shkatërrimi" në Vorarlberg, duke hyrë me forcë në banesa. Vlera e sendeve dhe parave të grabitura arrin të paktën në 14 mijë euro.

Por dëmi total është shumë më i madh. Përveç parave dhe sendeve të vjedhura, familjet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale nga dyert e thyera dhe xhamat e dëmtuar. Hetuesit kanë vënë në dukje edhe dëmin psikologjik të viktimave, të cilat pas kthimit kanë gjetur banesat e tyre të kontrolluara dhe sendet personale të prekura nga persona të panjohur.

Në disa prej rasteve dyshohet se 46-vjeçari ka pasur edhe një bashkëpunëtor. Megjithatë, sipas raportimit, vetëm i pandehuri pretendon se e di identitetin e tij. Emri i dhënë prej tij rezultoi se ishte i sajuar.

Gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje çuan në mënyrë të qartë te 46-vjeçari shqiptar. Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian dhe që prej marsit të këtij viti ai ndodhej në paraburgim në burgun e Feldkirch.

I pandehuri, i cili ka dënime të mëparshme për vjedhje dhe grabitje, është dënuar edhe më parë në Suedi dhe Danimarkë, ku ka vuajtur dënime me burg.

Në sallën e gjyqit ai u shfaq i prangosur. I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues se si e imagjinonte jetën e tij në të ardhmen, 46-vjeçari u shpreh i penduar.

‘Sigurisht që dua të ndryshoj, në fund të fundit kam dy fëmijë’, deklaroi ai.

Familjet nuk do t’i marrin paratë e tyre

Megjithatë, pendesa e tij nuk u shoqërua me pranimin e plotë të dëmit të shkaktuar. Dëmi total, përfshirë edhe shumat e rimbursuara tashmë nga kompanitë e sigurimit, i afrohet 40 mijë eurove.

Prokurorja Konstanze Erath deklaroi se nuk ka rëndësi se sa prej dëmit pranon i pandehuri.

Sipas saj, ai nuk do të jetë në gjendje të rikthejë asnjë cent nga shuma e dëmit.

Për 9 familjet e prekura kjo do të thotë se edhe dënimi i tij nuk do t’u rikthejë paratë e humbura. 46-vjeçari ka probleme me lojërat e fatit dhe rreth 12 mijë euro borxhe kredie.

Në përfundim, gjykata dha dënimin me 6 vite burgim. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.

Ndërkohë, 46-vjeçari përballet edhe me një tjetër procedurë. Zvicra ka kërkuar ekstradimin e tij, pasi edhe autoritetet atje kanë hapur një çështje ndaj tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI