Flash

Televizioni gjerman ARD: Revolucioni i flamingove në Shqipëri nuk ndalet 

Lapsi.al 10 September 2026

Televizioni publik gjerman, ARD, në edicionin kryesor të lajmeve “Tagesschau” vazhdon t’i kushtojë hapësirë protestave në Shqipëri. ARD thekson se protesta e flamingove ka ardhur duke u përshkallëzuar.

REPORTAZHI 

Ata dalin në rrugë për të kërkuar një ndryshim të parakohshëm të qeverisë. Protestë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, të martën. Policia duhet të ndalojë disa protestues që të mos depërtojnë drejt Parlamentit.

Kjo nuk është hera e parë. Prej më shumë se 100 ditësh tashmë ka protesta në Shqipëri. Fillimisht, protestat kishin të bënin me një projekt luksoz ndërtimi në bregdetin e Adriatikut.

Dhëndri i presidentit amerikan Trump planifikon të ndërtojë këtu struktura luksoze dhe një marinë për jahte. Kundërshtarët thonë se kjo do të dëmtonte mjedisin.

Protesta mjedisore ndërkohë është shndërruar në një lëvizje politike. Ajo drejtohet kundër kryeministrit Rama. Pavarësisht protestave të zgjatura, ende nuk shihet ndonjë tërheqje nga ana e qeverisë. Rama i qëndron planeve për projektin e ndërtimit./LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI