Flash

Spiunazh në favor të Iranit, dy të arrestuar në Londër

Lapsi.al 10 September 2026

Dy persona janë arrestuar në Londër nën dyshimin se kanë ndihmuar një shërbim të huaj inteligjence në kuadër të një hetimi për vepra penale të lidhura me Iranin.

Bëhet fjalë për një grua 42-vjeçare dhe një burrë 60-vjeçar, të cilët u ndaluan të mërkurën. Të dy dyshohet se kanë dhënë ndihmë për një shërbim të inteligjencës së huaj, ndërsa hetimi zhvillohet në bazë të Aktit të Sigurisë Kombëtare të Britanisë së Madhe.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, pas arrestimit, të dy të dyshuarit janë liruar me kusht dhe pritet të paraqiten sërish për procedurat e mëtejshme në fund të tetorit. Autoritetet britanike kanë sqaruar se hetimi nuk ka lidhje me serinë e incidenteve të regjistruara gjatë muajve mars-maj, të cilat kishin në shënjestër komunitetin hebraik dhe persona apo institucione të lidhura me Iranin në Londër.

Gjatë kësaj periudhe u raportuan disa sulme, përfshirë një zjarrvënie ndaj ambulancave të një komuniteti hebraik, si dhe incidente ndaj një sinagoge, një ish-sinagoge, medias në gjuhën persiane “Iran International” dhe një muri përkujtimor kushtuar viktimave në Iran.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI