Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Atentati me dron në aeroportin gjerman/ DW: I përfshirë shërbimi sekret rus

Lapsi.al 13 September 2026

Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle duket se hetimet gjejnë përfshirje të drejtpërdrejtë të shërbimi sekret ushtarak rus GRU. Një punonjës i dyshuar i GRU-së thuhet se ka pasur rolin e organizatorit logjistik të operacionit. Sipas gazetës Welt am Sonntag, e cila i referohet dokumenteve sekrete të hetimit, në dosje përmendet një person i dyshuar i lidhur me GRU-në si përgjegjës për logjistikën e operacionit.

Bëhet fjalë për një shtetas rus, raportoi gazeta duke cituar burime të sigurisë. Sipas këtyre burimeve, ai ka organizuar përgatitjet e sulmit. Personi në fjalë thuhet se ka hyrë në Gjermani përmes Turqisë dhe më pas është larguar drejt Serbisë nga aeroporti Berlin Brandenburg. Sipas raportit hetimor, autoritetet gjermane kishin dijeni për lidhjet e tij të dyshuara me shërbimin sekret rus që në momentin e hyrjes në vend. Megjithatë, ai nuk u vendos nën vëzhgim nga autoritetet. Ndërkohë, burri thuhet se është kthyer sërish në Rusi. Nga ana tjetër, qeveria në Moskë i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat dhe çdo përfshirje të mundshme në këtë rast.

Ministri i Brendshëm, Dobrindt dhe ai i Jashtëm, Wadephul duke folur në konferencë shtypiMinistri i Brendshëm, Dobrindt dhe ai i Jashtëm, Wadephul duke folur në konferencë shtypi

Mbrëmjen e 4 gushtit, në aeroportin Leipzig/Halle u zbulua dhe u çaktivizua një dron i ngarkuar me lëndë shpërthyese pranë një avioni transportues ukrainas të tipit Antonov. Sipas qeverisë federale gjermane, gjurmët që çuan te të dyshuarit lidhen, ndër të tjera, me konfigurimin e dronit, llojin e eksplozivit të përdorur dhe teknologjinë e ndezjes. Këto elemente, sipas autoriteteve, janë njohur edhe nga operacione të tjera hibride të atribuuara Rusisë.

Në fillim të shtatorit, qeveria gjermane e bëri zyrtarisht përgjegjëse Rusinë për incidentin. Si reagim, ajo vendosi, ndër të tjera, mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Bon. Moska iu kundërpërgjigj kësaj mase duke mbyllur konsullatën gjermane si edhe disa degë të Institutit Goethe në Rusi. /DW

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI