
Rreth 3 mijë dronë kanë ndriçuar qiellin e New York-ut gjatë provave për ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit. Dronët krijuan figura të ndryshme me drita, në një shfaqje të koordinuar që do të jetë pjesë e homazheve për viktimat e sulmeve të vitit 2001. Pamjet nga prova tregojnë qiellin e qytetit të mbushur me mijëra pika drite që lëvizin në sinkron.
Sulmet e 11 shtatorit 2001 shkaktuan rreth 3 mijë viktima dhe mbeten një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të SHBA-së. Shfaqja me dronë pritet të jetë një nga elementet kryesore të ceremonive përkujtimore të këtij viti.