Flash

Pas deklaratës “Free Palestine”, Macklemore largohet nga turneu i Ed Sheeran

Lapsi.al 14 September 2026

Macklemore nuk do të jetë më pjesë e turneut amerikan të Ed Sheeran, pasi disa nga stadiumet ku ishin planifikuar koncertet kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e reperit pas deklaratave të tij pro Palestinës.

Messina Touring Group, konfirmoi se disa ambiente koncertesh kanë njoftuar se nuk do të lejojnë zhvillimin e shfaqjeve me Macklemore në formacion.

“Pas diskutimeve me palët e përfshira, Macklemore nuk do të performojë në datat e mbetura si artist mbështetës”, deklaroi kompania për Rolling Stone.

Reperi amerikan reagoi përmes Instagramit, duke konfirmuar se ishte hequr nga turneu.

Ed Sheeran dhe ekipi i tij kanë marrë vendimin të më largojnë nga turneu ‘The Loop’”, shkroi Macklemore.

Macklemore, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Haggerty, theksoi se nuk e konsideron veten viktimë dhe se as Ed Sheeran apo Pink nuk janë viktima, duke argumentuar se artistët kanë karriera, siguri dhe mundësi që u lejojnë të përballojnë pasojat e deklaratave të tyre.

Viktimat janë populli palestinez”, shkroi ai, duke iu referuar palestinezëve që, sipas tij, janë vrarë, kanë vuajtur nga uria dhe janë zhvendosur nga lufta.

Macklemore tha gjithashtu se shpreson që marrëdhënia e tij me Sheeran të mbetet e mirë, edhe pse pretendoi se këngëtari britanik i kishte thënë se nuk mund të mbante anë në konflikt.

Në fillim të shtatorit, Macklemore performoi në dy koncerte në MetLife Stadium në New Jersey, si pjesë e turneut të Sheeran. Gjatë koncertit të parë, ai iu drejtua publikut me thirrjen “Free Palestine” dhe shprehu solidaritet me palestinezët në Gaza.

Reperi performoi gjithashtu këngën e tij protestuese “Hind’s Hall”, ndërsa në ekranet e stadiumit u shfaqën pamje të shkatërrimeve në Gaza.

Macklemore tha se një nga arsyet kryesore pse kishte pranuar të bëhej pjesë e turneut ishte pikërisht mundësia për të shprehur publikisht mbështetjen e tij për Palestinën.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI