Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Kryeministri britanik humbet të atin

Lapsi.al 14 September 2026

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit.

Për shkak të humbjes, Burnham ka anuluar të gjitha angazhimet e planifikuara për sot dhe nesër, njoftoi Downing Street.

 
Kryeministri britanik kishte folur në disa raste publikisht për gjendjen shëndetësore të babait të tij. Në një fjalim mbi reformën e mirëqenies sociale, në fund të korrikut, Burnham premtoi se do të punonte për të ndihmuar “babanë e tij dhe miliona njerëz si ai”, të cilët, sipas tij, janë viktima të një sistemi me të meta.

 
Pak para se të pasonte Keir Starmer në Downing Street, më 20 korrik, Burnham kishte shprehur keqardhjen se sëmundja e Alzheimerit po e pengonte babanë e tij, në moshën 80-vjeçare, të kuptonte se djali i tij do të bëhej kryeministër.


“Është e trishtueshme, sepse ai do të ishte krenar”, ishte shprehur Burnham në një intervistë për gazetën The Times, duke theksuar se suksesi i tij politik i detyrohej edhe babait të tij.

Burnham ishte planifikuar të drejtonte sot një tryezë të rrumbullakët me drejtues biznesesh dhe zyrtarë të pushtetit vendor, ndërsa nesër ishte parashikuar mbledhja e kabinetit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI