Kryedemokrati Sali Berisha foli serish për denimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Duke e cilësuar të gjithë procesin një kaos të paimagjinueshëm ligjor, tha se në gjithë këtë vorbull, shefi i qeverisë shqiptare ka rolin më negativ.
"Në vorbullën e këtij problemi, rolin më negativ, ua them shqiptarëve me përgjegjësi absolute e ka luajtur Edi Rama.
Edi Rama është absolutisht njeriu që ka ndikuar me të gjithë angazhimet që i bëri udhëheqjes politike të Kosovës në këtë dramë të sotmen.
Është mjaftuar me fjalën e një plake, marre! Marre!! Lau duart si Pons Spilati. E bëri në mënyrë të shpëlarë, se i djeg kësula se e ndjen përgjegjësinë që ka. Të njëjtën gjë bëri në Këshillin e Europës”, theksoi më tej kreu i opozitës në Opinion. /LAPSI.al