Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Zbardhet vendimi i plotë i gjykatës, si u zbulua vila e dytë e Ballukut në "Green Coast"

Lapsi.al 17 September 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin preventiv të një vile në kompleksin “Green Coast”, Palasë, e cila sipas hetimeve të SPAK lidhet me ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Lapsi.al ka siguruar vendimin e plotë të gjykatës. 

Vendimi nr. 591, i datës 9 shtator 2026, është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025.

Pasuria e sekuestruar është vila familjare 2F nr. 188/1, “Nukli 27”, në kompleksin “Green Coast”, me sipërfaqe totale 478 m², nga të cilat 478 m² truall dhe 142.6 m² ndërtesë. Pasuria rezulton e regjistruar në emër të shtetasit Igli Tare.

Sipas SPAK, të dhënat e mbledhura gjatë hetimit krijojnë dyshimin se kjo pasuri është krijuar përmes përfitimeve të parregullta që lidhen me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Investimi prej 250 mijë eurosh dhe punimet e mëtejshme

Një nga elementet kryesore të përmendura në vendim është investimi fillestar prej 250 mijë eurosh, i kryer sipas Prokurorisë nga shtetasi Igli Tare për ndërtimin e vilës deri në fazën e karabinasë.

Më pas, sipas hetimit, punimet për përfundimin e vilës dhe ndërtimin e pishinës janë marrë përsipër nga shtetasi Arbër Abazi. Preventivi i punimeve të marra përsipër prej tij, sipas vendimit, varion nga 288,616 euro deri në 410,526 euro.

SPAK pretendon se ky investim është përfitim i parregullt i lidhur me favorizimin e shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Gjykata, në arsyetimin e saj, vlerëson se provat e paraqitura nga Prokuroria krijojnë dyshimin e arsyeshëm se vila është produkt i veprës penale të korrupsionit dhe është pasuri që lejohet të konfiskohet.

Prokuroria: Pasuria u fsheh përmes regjistrimit në emër të Igli Tares

Një tjetër element i rëndësishëm i vendimit lidhet me mënyrën e regjistrimit të pronës.

Sipas SPAK, Balluku nuk e ka deklaruar përfitimin prej 250 mijë eurosh, ndërsa dokumentacioni i pronësisë është krijuar në emër të Igli Tares.

Në vendim përmendet edhe kontrata e shitjes nr. 7691 rep., nr. 5726 kol., datë 12 shtator 2025, me të cilën prona është regjistruar në emër të Igli Tares, me palë shitëse shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

SPAK e konsideron këtë një veprim fiktiv të kryer me qëllim fshehjen e pasurisë, ndërsa Gjykata e përfshin këtë rrethanë në vlerësimin e saj për nevojën e sekuestrimit preventiv.

Lidhja me tenderin e Unazës së Jashtme

Vendimi i GJKKO-së i referohet në mënyrë të detajuar procedurës së prokurimit për Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 7.

Sipas Prokurorisë, Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me zyrtarë të tjerë të përfshirë në procedurën e tenderit, dyshohet se ka krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve “Alko-Impex General Construction” dhe “2T” sh.p.k.

Në vendim përmenden edhe komunikime të administruara nga SPAK, përfshirë komunikime mes Ballukut, Evis Berberit dhe Miranda Shkurtit gjatë ditës së hapjes së ofertave për Lotin 7.

Sipas përshkrimit të Prokurorisë në vendim, në një prej komunikimeve është përcjellë informacion mbi ofertat e operatorëve pjesëmarrës, ndërsa fitues është shpallur bashkimi “Alko-Impex General Construction” dhe “2T”.

Çfarë vlerësoi gjykata

GJKKO thekson se sekuestrimi preventiv mund të vendoset kur pasuria dyshohet se është produkt i veprës penale ose është pasuri që mund të konfiskohet.

Në rastin konkret, gjykata vlerëson se ekzistojnë të dhëna që vila është produkt i dyshuar i veprave penale nën hetim dhe se ekziston rreziku që ajo të tjetërsohet.

Në arsyetim përmendet edhe deklarimi i Igli Tares, i cili, sipas vendimit, ka deklaruar më 31 gusht 2026 se do ta tjetërsonte pronën e regjistruar në emër të tij.

Për këtë arsye, gjykata çmon se sekuestrimi është i nevojshëm për të ruajtur dhe konservuar pasurinë në gjendjen që ndodhet, si dhe për të garantuar vijimin e hetimeve.

Çfarë vendosi GJKKO

Në përfundim, Gjykata e Posaçme: pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme;
vendosi sekuestro preventive mbi vilën 2F nr. 188/1, “Nukli 27”, në Green Coast;
ngarkoi Policinë Gjyqësore dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara me ekzekutimin e vendimit.

Në kuadër të të njëjtit procedim, sipas vendimit, Belinda Balluku është nën hetim për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Vendimi i 9 shtatorit 2026 është një masë sigurimi pasuror gjatë hetimeve paraprake dhe, në vetvete, nuk përbën vendim përfundimtar mbi fajësinë penale të personave nën hetim. Vendimi parashikon gjithashtu të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI