Flash

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

Lapsi.al 17 September 2026

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe familjet në Fier. Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, në kryqëzimin me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Një automjet me pesë persona brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli.

Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti u shkatërrua pothuajse plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, ndërsa tetë efektivë me tre automjete dhe pajisje speciale u angazhuan për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënojat e makinës.

Tre prej pesë personave nuk mundën t’u mbijetonin plagëve. Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet greke, viktimat janë një 23-vjeçar, një 26-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk ishte bërë ende publik në momentet e para të raportimit.

Dy të mbijetuarit, të dy 18-vjeçarë, u dërguan në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është i intubuar, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime të shumta dhe po mbahet nën kujdes mjekësor.

Ndërkohë, policia rrugore greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për përfshirjen e një automjeti tjetër.

Sipas FieriWeb, tre viktimat janë të rinj nga Fieri. Lajmi ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjeve të tyre, ndërsa dy 18-vjeçarët vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas përplasjes tragjike. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI