Flash

Nuk kanë paguar lojtarët, Disiplina bllokon merkaton e Tiranës e Vllaznisë: 8 ndeshje pezullim për zyrtarin e Vorës

Në qendër të vendimeve janë Tirana, Vllaznia, Besa dhe Lushnja, të cilat përballen me ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj për tre periudha regjistrimi, për shkak të detyrimeve të pashlyera

Lapsi.al 17 September 2026

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar vendimet, me një sërë masash të forta ndaj klubeve, lojtarëve dhe zyrtarëve. Në qendër të vendimeve janë Tirana, Vllaznia, Besa dhe Lushnja, të cilat përballen me ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj për tre periudha regjistrimi, për shkak të detyrimeve të pashlyera të përcaktuara nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.

Tirana është një nga klubet më të prekura nga vendimi. Për shkak të mospërmbushjes së dy vendimeve të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjet Romeo Harizaj–KF Tirana dhe Gledi Mici–KF Tirana, klubit i ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj për 3 periudha regjistrimi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

Edhe Vllaznia është dënuar me të njëjtën masë, pas mospërmbushjes së vendimit në çështjen Liridon Latifi–KF Vllaznia. Po ashtu, FC Besa përballet me bllokim të regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 periudha në dy çështje, atë me Emiljano Çelën dhe atë me Bekim Kulin. 

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe KF Lushnja, e cila është dënuar me ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj për tre periudha, për shkak të moszbatimit të vendimit në çështjen Ardit Hoxhaj–KF Lushnja.

Tre afate 30-ditore për Tiranën

Problemet e Tiranës me vendimet e Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve nuk përfundojnë këtu. Komisioni ka pranuar edhe kërkesat e Kleandro Lleshit, Fatmir Prengajt dhe Erisildo Smaçit, duke i dhënë klubit një afat paralajmërues prej 30 ditësh për ekzekutimin e vendimeve përkatëse.

Edhe Vllaznia është përballur me një masë të ngjashme, me një afat 30-ditor për ekzekutimin e vendimit në çështjen Ildi Gruda–KF Vllaznia.

8 ndeshje pezullim për zyrtarin e Vorës

Një nga pezullimet më të rënda të këtij vendimi i është dhënë zyrtarit të KF Vorës, Bazion Tragaj. Për sjellje josportive të përsëritur ndaj zyrtarëve të ndeshjes, Tragaj është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Përgjatë kësaj periudhe, atij i ndalohet gjithashtu hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit.

Me nga 2 ndeshje pezullim janë dënuar edhe lojtari i Vllaznisë Adnard Mehmeti, për provokim të spektatorëve, dhe zyrtari i Tiranës Omer Bunjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes.

Gjobat për klubet

Komisioni ka marrë masa edhe për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjeve. KF Laçi është gjobitur me 100 mijë lekë për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për hedhjen e sendeve në fushën e lojës.

Skënderbeu është dënuar gjithashtu me 100 mijë lekë, pas ndezjes së flakadanëve dhe hedhjes së sendeve në fushë.

Ndërkohë, Vllaznia është gjobitur me 50 mijë lekë për hedhjen e sendeve në fushën e lojës, ndërsa Tirana me 50 mijë lekë për ndezjen e flakadanëve dhe mjeteve të tjera piroteknike.

Për Teutën, Komisioni ka dhënë një paralajmërim për problematika teknike apo organizative që mund të shkaktojnë ndërprerjen e zhvillimit normal të ndeshjeve. Në rast përsëritjeje, klubi do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara në rregullore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI