Flash

Kendall Jenner reagon për romancën e përfolur me Cara Delevingne

Lapsi.al 17 September 2026

Kendall Jenner ka vendosur t’i japë fund një prej thashethemeve më të përfolura ndër vite për jetën e saj sentimentale.

Në trailerin e sezonit të 8-të të reality show-t “The Kardashians”, modelja 30-vjeçare foli hapur për zërat se ajo dhe mikja e saj prej vitesh, Cara Delevingne, kanë pasur dikur një lidhje romantike.

Gjithçka nis kur Caitlyn Jenner e pyet Kendall-in për jetën e saj dashurore.

“Meqë nuk marr vesh kurrë asgjë, si po shkon jeta jote e dashurisë?”, e pyet Caitlyn.

Në një nga skenat e trailerit, Kendall shfaqet në rrëfim para kamerave dhe thotë: “Ekziston padyshim një thashethem se unë dhe Cara jemi lidhur, por kjo nuk është e vërtetë.”

Në trailer shfaqen gjithashtu pamje të Kendall dhe Cara-s së bashku në një event mode të L’Oréal, përpara se modelja ta diskutojë drejtpërdrejt këtë temë me mikeshën e saj.

“Meqë ra fjala, nuk do të isha kundër të kisha një marrëdhënie intime me Cara-n.” shprehet me humor Kendall, ndërsa Delevingne shpërthen në të qeshura.

“Mos thuaj kurrë kurrë, apo jo?”, shton Kendall duke bërë shaka.

 

Kendall aktualisht është e lidhur  me aktorin Jacob Elordi, megjithatë emri i tij nuk përmendet në trailer. Ashtu si motra e saj Kylie Jenner, Kendall ka zgjedhur përgjithësisht të mos e bëjë jetën sentimentale pjesë qendrore të reality show-t.

Edhe lidhja e Kylie me aktorin Timothée Chalamet nuk është përmendur drejtpërdrejt në “The Kardashians”, pavarësisht se dyshja është prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave.

Ndërkohë, duket se Kim Kardashian do të jetë më e hapur për jetën e saj romantike gjatë sezonit të ri. Khloé Kardashian e pyet drejtpërdrejt nëse Kim ka dalë në takime me dikë në fshehtësi.

Në një tjetër moment të trailerit, Kim përgjigjet në mënyrë misterioze: “Le të them vetëm këtë: nuk mund ta kontrolloj veten.”

Khloé, nga ana tjetër, pranon se romanca është “e vështirë” për të.

“Jam beqare, ndoshta jam gati të njoh dikë”, thotë ajo në rrëfimin e saj.

Khloé ka folur më herët për vendimin e saj për të mos u përfshirë në lidhje të reja pas ndarjes nga Tristan Thompson në vitin 2022. Ish-çifti ka dy fëmijë së bashku, vajzën True dhe djalin Tatum.

Të këshilluara

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI