Flash

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

Ed Sheeran reagon pas largimit të Macklemore nga turneu

Lapsi.al 15 September 2026

Ed Sheeran ka reaguar publikisht pas largimit të reperit Macklemore nga turneu i tij “The Loop”, duke sqaruar se vendimi nuk ishte marrë prej tij, por nga promovuesit dhe stadiumet ku ishin planifikuar koncertet e ardhshme.

Në një postim të publikuar të martën në Instagram, këngëtari britanik tha se është “i tmerruar nga konflikti” mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa shpjegoi se kishte rënë dakord që Macklemore të ishte pjesë e turneut dhe të performonte repertorin e tij.

Megjithatë, situata ndryshoi pas dy koncerteve në New Jersey, ku Macklemore shprehu publikisht mbështetjen për Palestinën, duke bërtitur në skenë “Free Palestine”, ndërsa shfaqi edhe pamje të shkatërrimeve në Gaza dhe performoi këngën e tij protestuese “Hind’s Hall”.

Sipas Sheeran, mënyra se si Macklemore përcolli mesazhin e tij politik gjatë performancës bëri që disa prej ambienteve dhe promovuesve të vendosnin se koncertet e ardhshme do të anuloheshin nëse reperi do të vazhdonte të ishte pjesë e turneut.

“Kam folur gjatë me stadiumet gjatë gjithë javës, në përpjekje për të ndërtuar një urë dhe për të gjetur një zgjidhje që t’i kënaqte të gjithë, por vendimi i stadiumeve dhe promovuesit ishte përfundimtar”, shkroi Sheeran.

Ai theksoi se largimi i Macklemore nga turneu ishte vendim i promovuesit dhe jo i tij.

“Macklemore u largua nga turneu me vendim të promovuesit, nuk ishte vendimi im. Kontrata e Macklemore për turneun ishte me promovuesin, jo me mua”, sqaroi këngëtari.

Sheeran shtoi se nuk mund t’i zhgënjente fansat që kishin bërë plane për koncertet, ndërsa theksoi se kishte edhe një përgjegjësi ndaj ekipit të turneut, muzikantëve dhe stafit që varen nga koncertet për të siguruar jetesën.

Këngëtari i “Shape of You” u shpreh gjithashtu se zakonisht nuk angazhohet publikisht në debate politike, pasi audienca e tij përbëhet nga njerëz të rinj dhe me prejardhje të ndryshme.

“Ata që vijnë në koncertet e mia nuk presin një forum politik”, tha Sheeran, duke shtuar se respekton guximin e Macklemore për të qëndruar pas asaj që beson.

Megjithatë, sipas tij, “ka vend për qasje të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim: paqen.”


Një ditë më herët, edhe Macklemore kishte reaguar për situatën, duke pretenduar se vendimi për largimin e tij nga turneu ishte marrë nga Sheeran dhe ekipi i tij. Reperi tha se mes dy artistëve kishte pasur një “mosmarrëveshje të dhimbshme”, duke pranuar se Sheeran ishte vendosur në një situatë të vështirë.

Sipas Macklemore, Sheeran i kishte thënë se shprehja “Free Palestine” dhe përdorimi i flamurit palestinez ishin konsideruar fyese nga disa prej njerëzve me të cilët kishte folur.

Megjithatë, reperi tha se nuk ishte dakord me këtë qëndrim dhe se Sheeran nuk ndryshoi mendim, duke iu referuar qëndrimit të tij tradicional për të mos marrë anë politikisht.

Pavarësisht përplasjes, Macklemore shpreson që kjo situatë të mos i japë fund miqësisë 13-vjeçare mes dy artistëve.

“Shpresoj që të dy të vazhdojmë të dëgjojmë, të studiojmë atë që po ndodh në Palestinë dhe të reflektojmë se çfarë do të thotë neutraliteti në një moment si ky”, shkroi ai.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48