Flash

Scooter Braun drejt martesës me Sydney Sweeney?

Lapsi.al 15 September 2026

Scooter Braun duket se po mendon seriozisht për martesën me aktoren Sydney Sweeney, sipas një burimi të cituar nga Page Six.

Burimi pretendon se producenti mund t’i propozojë aktores brenda gjashtë muajve, duke thënë se ai e konsideron Sweeney-n si “Marilyn Monroe-n moderne”.

“Ai po përpiqet shumë që të martohet me të”, tha burimi, duke shtuar se Braun po bën gjithçka për të kaluar sa më shumë kohë me të.

Çifti u fotografua së fundmi së bashku në Itali, ndërsa morën pjesë edhe në shërbesat e Rosh Hashanah në një sinagogë në Connecticut.

Braun, i cili festoi ditëlindjen e 29-të të Sweeney-t më 12 shtator, i kushtoi asaj një dedikim romantik në Instagram, duke e cilësuar lidhjen e tyre si një “partneritet të vërtetë”.

“Ti më bën të buzëqesh më shumë, të qesh më fort, të bëj më shumë aventura dhe të ëndërroj më shumë”, shkroi ai.

Sipas burimeve, Braun është tashmë i përfshirë edhe në karrierën e aktores. Madje, raportimet sugjerojnë se ai ka ndihmuar Sweeney-n të gjejë menaxherin e saj të ri.

Dyshja u njoh në vitin 2025 gjatë dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia dhe lidhja e tyre është bërë gjithnjë e më e dukshme gjatë muajve të fundit.

Braun ishte më parë i martuar me Yael Cohen, ndërsa Sweeney ishte e fejuar me Jonathan Davino.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI