Flash

Si e fitoi zemrën e Selena Gomez? Benny Blanco zbulon “sekretin”

Lapsi.al 15 September 2026

Benny Blanco ka treguar se nuk përdori ndonjë “magji” për të fituar zemrën e Selena Gomez, por një qasje shumë më të thjeshtë.

Producenti 38-vjeçar tha në emisionin “Today” se çelësi i lidhjes së tyre është mirësia dhe komunikimi i hapur.

“Nuk përdora ndonjë magji të zezë apo diçka të tillë. Thjesht u tregova i sjellshëm”, tha Blanco.

Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptosh partnerin dhe të jesh në gjendje të flasësh hapur për gjithçka.

“Ne jemi shumë mirë dhe ndihem shumë me fat. Mendoj se, përsëri, fakti që nuk isha një idiot dhe u tregova i sjellshëm me njerëzit, bëri që ajo të hynte në orbitën time”, u shpreh ai.

Blanco ka treguar më herët se, para se të takonte Gomez, kishte krijuar një listë me ndihmën e terapistit për të përcaktuar se çfarë kërkonte te partnerja ideale. Ndër kriteret kryesore ishin që ajo të ishte e sjellshme, e kujdesshme dhe përgjithësisht e lumtur.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2023, u fejua në dhjetor 2024 dhe u martua në shtator 2025 në Santa Barbara, Kaliforni.

Blanco ka rrëfyer gjithashtu se dasma ishte realizuar sipas ëndrrës së Gomez, e cila që në fëmijëri kishte imagjinuar një ceremoni jo tradicionale.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI