
Mesfushori i Milan, Ardon Jashari, e ka analizuar me tone të ashpra humbjen 2-0 kundër Benfica-s në San Siro, duke marrë përsipër përgjegjësinë direkte për aksionin e golit të parë të kundërshtarit dhe duke kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të ritmit nga skuadra.
Zvicerani me origjinë shqiptare u shpreh pa filtra pas humbjes në debutimin e sezonit në Europa League, duke vënë gishtin te mungesa e agresivitetit sportiv: “Nëse jemi të zgjuar dhe ka shpirt që nga sekondat e para, mirë, por nëse i bëjmë m*tin dhe i dhurojmë gjërat kundërshtarit, kjo nuk varet nga projekti”.
Përveç apelit të përgjithshëm për paraqitjen e pamjaftueshme dhe mungesën e aksioneve sulmuese në thellësi, mesfushori pranoi gabimin e tij individual në golin e avantazhit të portugezëve pasi rishikoi pamjet e ndeshjes: “Ishte përgjegjësia ime të isha më pranë Lukebakios. Vrapova prapa, por ai nuk duhej të futej aq lehtë, duhej të qëndroja më pranë shokut të skuadrës dhe ta mbyllja më mirë”, ishin fjalët e tij për Sky.