Flash

Përdhunoi 32-vjeçaren dhe i plagosi babain, “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Lapsi.al 17 September 2026

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes. Seanca për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “Arrest me burg”.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur pasi 52-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar një urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Bledar Bakajn akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI