Flash

Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë në Seman, arrestohet ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni Hasko

Lapsi.al 17 September 2026

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe biznesmeni i ndërtimit, Kastriot Hasko, janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman. Sipas burimeve  Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Rasti i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman është zbuluar në fund të vitit 2024, rreth dy muaj pasi drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kishte marrë detyrën. Parregullsitë janë konstatuar gjatë një kontrolli administrativ të kryer në atë periudhë. Çështja është referuar në atë kohë në SPAK, ndërsa ende nuk dihet nëse Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim lidhur me kallëzimin.

Paralelisht, rasti është hetuar nga Prokuroria e Fierit, e cila ka kryer për muaj me radhë verifikime lidhur me dokumentacionin e pronësisë në Seman. Pas hetimeve, Prokuroria e Fierit ka konkluduar me lëshimin e urdhër-arresteve për ish-kreun e Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe biznesmenin Kastriot Hasko.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI