
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cili akuzohet se ka plagosur me drapër ish-vjehrrin ka mbërritur në Gjykatën e Fierit. Disa ditë më parë, ai plagosi 67-vjeçarit Erver Gremaj në Suk të Roskovecit.
Trupi gjykues i cili do të gjykojë rastin e tij përbëhet nga prokurorja Oljana Gjergjefi dhe gjyqtarja Bora Shaholli. 52-vjeçari gjatë marrjes së pyetje në komisariatin e Fierit ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren dhe se do të japë shpjegimet e tij në gjykatë.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur pasi 52-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar një urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Bledar Bakajn akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Gjykata pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj tij.