Flash

Tre të rinj të plagosur me thikë në Sarandë, njëri dërgohet në Tiranë, në pranga 2 persona

Lapsi.al 17 September 2026

Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ndërsa policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Të plagosurit janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj. Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit. Pas hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është edhe 19-vjeçariAndi Saliaj, i cili ishte mes të plagosurve.  

Në pranga kanë rënë Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ndërkohë, 19-vjeçari Eduard Bajrami është shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së konfliktit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI