Flash

"Marre", Ramën e bëjnë copë në rrjetet sociale pas dënimit të Hashim Thaçit

Lapsi.al 16 September 2026


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi me vetëm një fjalë: “Marre”, duke shprehur, siç duket, kundërshtimin e tij ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara. 

Por shqiptarët nuk e kanë memorien aq të shkurtër sa ç'mendon kryeministri. Shumë prej tyre i kanë kujtuar qëndrimin që ka mbajtur Rama pro ngritjes së Gjykatës Speciale, udhëtimet e tij urgjente në Prishtinë dhe rolin që ka luajtur për ta bindur Thaçin të votojë pro kësaj gjykate.

"Të fala Vuçiçit" shkruan njëri prej tyre, ndërsa një tjetër i thotë:  Marre për ty që vije me aeroplan privat" për të bërë presion për gjykatën. Komentuesit i kujtojnë edhe projektin e përbashkët me Vuçiçin "Ballkanin e hapur" ndërkohë që të tjerë kujtojnë votën e Partisë Socialiste kundër rezolutës së dënimit të krimeve serbe në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI