Flash

Roli i Thaçit/ Trupi gjykues: Të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal

Lapsi.al 16 September 2026

Trupi gjykues në Gjykatën e Hagës tha se përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por konstatoi se ata vepruan së bashku dhe arritën marrëveshje për një qëllim të përbashkët kriminal. 

Sipas gjykatësit Smith, ata ngritën bashkërisht objekte ndalimi, u caktuan personave të tjerë role dhe pozita për realizimin e këtij qëllimi dhe lëshuan komunikata përmes të cilave përhapnin qëndrimet dhe politikat e tyre.  

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se të akuzuarit siguruan pandëshkueshmëri të plotë për kryesit e krimeve. Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi dha një kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e këtij qëllimi. Ai dhe të akuzuarit e tjerë emëruan persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së gjatë gjithë periudhës përkatëse, shtoi Smith. Sipas tij, shumë prej këtyre personave kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së tyre.
“Thaçi, si anëtar i shtabit të përgjithshëm, ishte anëtar në formimin dhe zbatimin e planit kriminal të përbashkët. Ai inkurajoi kryerjen e krimeve. Ai shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve. Ai mori pjesë në krime, po ashtu dhe në arrestimin e 13 parlamentarëve në Qirez.”, tha Smith.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI