Flash

Emërimi i prokurorit Olsi Dado përfundon në Apelin Administrativ, hidhet shorti për ankimin e Veliajt

Lapsi.al 16 September 2026

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit Administrativ për ankimin e Erion Veliajt lidhur me padinë për mënyrën e emërimit të Olsi Dados. Pas humbjes së çështjes në shkallën e parë, ankimi është dërguar në Apelin Administrativ. Sipas burimeve, çështja i ka rënë për shqyrtim gjyqtares Blerona Hasa.

Më herët Veliaj ka deklaruar se gjykata e shkallës së parë nuk e ka shqyrtuar në themel çështjen dhe kërkon që pretendimet për ligjshmërinë e emërimit të Dados të shqyrtohen nga Gjykata Administrative e Apelit. Veliaj ngre gjithashtu argumente mbi kriteret që, sipas tij, nuk janë përmbushur në momentin e emërimit të Dados në vitin 2008 dhe kërkon verifikimin gjyqësor të aktit të emërimit. Në reagimin e tij, kryebashkiaku e lidh çështjen edhe me parimin e barazisë para ligjit dhe kontrollin gjyqësor mbi ushtrimin e pushtetit penal. Veliaj u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Posaçme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI