Flash

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Lapsi.al 16 September 2026

Sot vendoset për fatin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas një prej proceseve më të gjata dhe më të ndjekura që lidhen me luftën e Kosovës. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur seancën ku pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi pritet të ndiqet me interes të madh në Kosovë. Në Prishtinë janë bërë përgatitje që qytetarët ta ndjekin drejtpërdrejt seancën përmes një ekrani të madh, ndërsa edhe në Hagë pritet prani e shqiptarëve të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës.  

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023 dhe përfshiu dëshmitë e qindra personave, mijëra dokumente, si dhe përballjen mes Prokurorisë dhe ekipeve të mbrojtjes.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me 10 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekjen, burgosjen, akte të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë. Në aktakuzë përfshihen gjithashtu akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar dhe trajtim mizor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI