Flash

Tension para Speciales në Hagë/ Policia paralajmëron protestuesit: Largohuni ose do përdorim forcën

Lapsi.al 16 September 2026

Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Pak para nisjes së seancës ka patur tensione mes palës shqiptare dhe policisë holandeze. Policia holandeze u kërkoi disa herë protestuesve të largoheshin nga hyrja e gjykatës dhe të zhvendoseshin në zonën e autorizuar për protestë. Efektivët paralajmëruan se, nëse urdhri nuk zbatohej, do të ndërhynin për largimin e tyre.

Kjo solli përplasje verbale me disa prej protestuesve. Pas paralajmërimeve të përsëritura të policisë, situata u qetësua dhe protestuesit ndalën thirrjet ndaj efektivëve. Tubimi zhvillohet në ditën kur Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Seanca për shpalljen e vendimit është caktuar për sot në orën 10:00. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI