Flash

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

Lapsi.al 16 September 2026

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës, i kërkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë më 14 shtator 2026. Sipas gjykatës braziliane, kërkesa e autoriteteve shqiptare ishte e plotë dhe përmbushte kushtet e parashikuara nga legjislacioni vendas. Gjykata konstatoi gjithashtu se veprat për të cilat Mata kërkohet nga drejtësia shqiptare parashikohen si vepra penale edhe në Brazil. Afatet e parashkrimit, sipas vendimit, nuk kanë përfunduar.

Në vendim sqarohet se procedura e ekstradimit nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e Matës. Kjo do të shqyrtohet nga drejtësia shqiptare gjatë procesit penal. Miratimi i ekstradimit lidhet vetëm me plotësimin e kushteve ligjore për dorëzimin e tij tek autoritetet shqiptare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI