Flash

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, prangoset 23-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 16 September 2026

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Devoll. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni i trafiqeve dhe Seksioni i krimit ekonomik dhe financiar në DVP Korçë, në kuadër të punës operativo-hetimore për goditjen e rasteve të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klajdi Muça, nga qyteti i Durrësit, i cili drejtonte një automjet dhe gjatë kontrollit të uniformave blu, brenda mjetit janë gjetur 6 emigrantë të paligjshëm. Këta të fundit ishin shtetas sudanezë, të cilët dyshohet se po transportoheshin drejt Tiranës, me qëllim kalimin jashtë shtetit. Sipas informacioneve, mësohet se për këtë aktivitet, 23-vjeçari dyshohet se do të përfitonte 600 deri në 700 euro për person. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, një sasi lekësh dhe disa aparate celularë. Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI