Flash

PD kërkon heqjen nga rendi i ditës të projektligjit “Statusi i Magjistratëve”: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Lapsi.al 17 September 2026

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi në seancën e sotme plenare heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bardhi tha se çështja është mbartur prej shtatë vitesh dhe se për të janë dhënë tre vendime nga Gjykata Kushtetuese.

“Sot ky kuvend ka një temë të rëndësishëm sic është statusi i magjistratëve. Bëhet fjalë për një çështje që është mbartur për 7 vite. Ka tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, ky që marrin sot është vendimi i tretë. Dy vendimet e shkuara të GJK mazhoranca juaj i ka shkelur. Është fakt që konsultimi nuk ka qene efektiv”, deklaroi Bardhi.

Bardhi argumentoi gjithashtu se drejtuesit e institucioneve të drejtësisë janë thirrur për konsultim në një kohë shumë të shkurtër. Kreu i grupit parlamentar te PD, kritikoi mazhorancën për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje ndër vite.

“Gjatë kohës kur diskutonim në komisionet parlamentare ne na kanë ardhur opinionet e shoqatave të gjyqtarëve dhe institucioneve të drejtësisë. Drejtuesit e këtyre organeve të drejtësisë janë thirrur në një kohë brenda 30 minutash për të diskutuar. Kuvendi vendoset para përgjegjësisë për ta tërhequr nga rendi i ditës këtë projektligj pasi rrezikohet që ju të shkelni kushtetutën. Të marrim kohën për të diskutuar me shoqatat e magjistratëve. Është e paimagjinueshme që sistemi i drejtësisë të jetë nën presionin  e mazhorancës për 7 vite. Ne nuk mund të tallemi me trajtimin financiar të gjyqtareve nëse duam që ata të jenë të pavarur”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI