Flash

Kevin Costner në një romancë të re dashurie?

Lapsi.al 16 September 2026

Kevin Costner duket se po tërheq sërish vëmendjen me jetën e tij sentimentale.

Aktori 71-vjeçar është fotografuar në Santa Barbara, Kaliforni, në shoqërinë e Jennifer Milburn, një trajnere e stilit të jetesës 40-vjeçare. Sipas “Daily Mail”, dyshja është parë duke bërë pazar së bashku në një supermarket lokal.

Dëshmitarët kanë deklaruar për median se Costner dhe Milburn dukeshin “jashtëzakonisht të afërt” gjatë daljes së tyre. 

Milburn, e cila është me origjinë nga Aspen, Colorado, u shfaq me pantallona të shkurtra, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe sandale, ndërsa Costner kishte veshur një polo të bardhë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë.

Jennifer Milburn ka punuar më parë si stjuardesë dhe modele, ndërsa aktualisht, sipas profilit të saj në LinkedIn, punon në distancë si drejtoreshë e partneriteteve për “The Optimism Company”, të themeluar nga Simon Sinek. Ajo ka punuar gjithashtu për disa vite në kompaninë e njohur të veshjeve western, Kemo Sabe.

Sipas “Daily Mail”, Milburn është e lidhur me Aspen, ku Costner zotëron një pronë të madhe të njohur si Dunbar Ranch. 

Costner u divorcua nga Christine Baumgartner në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë. Pas ndarjes, aktori është përfolur për disa romanca, përfshirë një lidhje me Kelley Noonan Gores.

Të këshilluara

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI