Flash

Rosenior shkakton përleshje në fushë pas Paris-Strasbourg: “Nuk respektuan familjen time”

Liam Rosenior, ish-trajneri i Chelsea, sot në drejtimin e Paris FC, ishte protagonist i një fundndeshjeje mjaft të tensionuar pasi mposhti 2-1 Strasbourg, ish-skuadrën e tij.

Lapsi.al 20 September 2026

Liam Rosenior, ish-trajneri i Chelsea, sot në drejtimin e Paris FC, ishte protagonist i një fundndeshjeje mjaft të tensionuar pasi mposhti 2-1 Strasbourg, ish-skuadrën e tij. Gjatë ndeshjes, trajneri ishte fyer pikërisht nga ata që dikur ishin tifozët e tij. Kështu, pas vërshëllimës së trefishtë, ai u drejtua përpara sektorit të miqve duke provokuar tifozët e Strasbourg, duke ngritur duart dhe duke i vendosur pas veshëve. Disa lojtarë të Strasbourg, mes tyre Doukouré, iu afruan për t’i kërkuar të ndalonte, duke shkaktuar një përleshje të vërtetë.

“Është një pjesë e vogël e tifozëve të Strasbourg që nuk e ka respektuar familjen time – tha trajneri anglez menjëherë pas ndeshjes. – Por dua të jem shumë i qartë: bëhet fjalë vetëm për një pjesë të vogël. Strasbourg është një klub fantastik futbolli, me njerëz të mrekullueshëm që punojnë dhe e mbështesin. Mënyra ime e festimit ishte një mesazh për atë grup njerëzish që nuk ka dashur kurrë që unë të kem sukses në këtë klub”.

Futbollistët e Strasbourg e vunë menjëherë në shënjestër trajnerin, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur më parë. Megjithatë, ata e konsideruan reagimin e tij të tepruar. Rosenior humbi kontrollin ndaj atyre që u tallën me të dhe e sulmuan vetëm sepse ishte larguar nga Strasbourg gjatë sezonit, për të shkuar te Chelsea. Edhe Pierre Lees-Melou, mesfushori i Parisit, ishte “në rresht të parë” gjatë debatit. “Është njerëzore. Kur provokohesh dhe fyhesh për 45 minuta, duhet të pranosh që edhe ti të provokohesh. Përndryshe, nuk thua asgjë. Nëse trajneri nuk do të ishte fyer apo provokuar, nuk do të kishte reaguar në atë mënyrë”.

Rosenior ka befasuar me reagimin e tij. Ai shihet gjithmonë si një trajner me personalitet të qetë dhe të matur dhe askush nuk do ta kishte imagjinuar një situatë të tillë. I gatshëm me të gjithë, përfshirë median, tekniku nuk është mësuar të bëjë gjëra të tilla. Edhe pas ndeshjes, shumëkush pyeti veten se çfarë e kishte shkaktuar reagimin e tij kaq të tepruar. Trajneri i Paris FC e konsideroi se fyerjet e marra kishin shkuar “shumë larg”, duke përsëritur në të njëjtën kohë respektin e tij për ish-skuadrën. Kjo, megjithatë, e bën qartësisht ndeshjen e kthimit në fushën e Strasbourg-ut një përballje me tension të lartë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI