Flash

Dinamo thyen Laçin e mbetur me 10 lojtarë: suksesi i katërt radhazi për Dajën, protestojnë kurbinasit

Dinamo vazhdon marshimin në “Abissnet Superiore”. Blutë regjistrojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, këtë herë ndaj Laçit, në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Ilir Dajës.

Lapsi.al 19 September 2026

Dinamo vazhdon marshimin në “Abissnet Superiore”. Blutë regjistrojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, këtë herë ndaj Laçit, në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Ilir Dajës. Kryeqytetasit triumfuan 3-1 në “Elbasan Arena”, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe duke mbetur vetëm një pikë pas Teutës kryesuese.

Dinamo e nisi më mirë takimin dhe ishte skuadra që kontrolloi më shumë lojën në fazën e parë. Presioni i bluve u konkretizua në minutën e 22', kur Lorran zhbllokoi sfidën dhe i dha Dinamos avantazhin. Por Laçi reagoi menjëherë. Vetëm dy minuta pas golit të pësuar, kurbinasit gjetën barazimin me Gamarrën, duke e rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Sfida mori një tjetër drejtim në fundin e pjesës së parë. Gamarra, pikërisht lojtari që kishte shënuar golin e barazimit, u ndëshkua me karton të kuq pasi u konsiderua se kishte ndërhyrë si lojtari i fundit. Episodi u verifikua edhe nga VAR-i dhe Laçi u detyrua ta vazhdonte ndeshjen me dhjetë futbollistë.

Epërsia numerike i dha Dinamos më shumë hapësira në pjesën e dytë. Blutë e shtuan presionin dhe në minutën e 55-të gjetën golin e dytë me Vilën, duke kaluar sërish në avantazh. Me një lojtar më shumë dhe kontrollin e lojës në dorë, Dinamo kërkoi të mbyllte ndeshjen, ndërsa Farruku pati mundësinë për të shënuar edhe golin e tretë. Laçi, pavarësisht inferioritetit numerik, nuk u dorëzua dhe në minutat e fundit iu afrua mundësisë për të barazuar. Por kurbinasit nuk arritën ta shfrytëzonin momentin. Dinamo priti deri në shtesë për ta goditur përfundimisht kundërshtarin. Në minutën e 93', Ruçi shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren e katërt radhazi të bluve.

Kjo seri e ka afruar Dinamon ndjeshëm me kreun e kampionatit. Pas pesë javësh, skuadra kryeqytetase ka 12 pikë, vetëm një më pak se Teuta. Laçi, ndërkohë, mbetet në vendin e katërt me 7 pikë. Për Dinamon, fitorja ka vlerë jo vetëm për tri pikët, por edhe për mënyrën se si skuadra reagoi pas barazimit dhe shfrytëzoi avantazhin numerik për ta kthyer një ndeshje të komplikuar në një tjetër sukses në kampionat.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI