
Sa më shumë kohë kalon, aq më tepër servilizmi proverbial i Bajram Begajt arrin të trondisë edhe më indiferentët, Kjo ka ndodhur edhe në kufirin e shkurtër mes mesnatës së mbrëmshme dhe mëngjesit të kësaj të premteje. Presidenti kukull ka thyer [do rekord të pararadhësve të vet duke dekretuar sot ligjin kontrovers të pagave të magjistratëve, që u votua nga mazhoranca vetëm pak orë më parë. Ky akt që e ka detyruar shefin e grupit parlamentar të opozitës, Gaz Bardhi ta etiketojë atë si "rojen e godinës së parlamentit" nuk u bë vetëm me urgjencë, por edhe pa dhënë një qëndrim të vetin. Kjo e ka yshtur Bardhin të deklarojë:
"Në këtë situatë, dekretimi i ligjit pa një qëndrim publik të Presidentit mbi përplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po ushtrohet roli i tij kushtetues. Kushtetuta i ka dhënë një rol shumë më të rëndësishëm: të jetë mbi palët dhe të garantojë funksionimin kushtetues të shtetit. Për fat të keq, Presidenti i Republikës nuk perceptohet më si arbitër dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si një institucion që thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhorancës".
Por ky është vetëm akti i fundit i sevilizmit, Gjenerali të cilin Rama e trehton si ushtar nuk ka folur asnjë fjalë për 111 ditë protesta në vend, ndërkohë që revolucioni i flamingove ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha të botës dhe ka prodhuar rezoluta të Parlamentit Evropian.
Në afro katër vite Bajrom Begaj pothuajse e ka asgjesuar rolin e simbolit të unitetit të popullit duke u sjellë si një vegël qorre.
Kështu ka ndodhur që nga vera e vitit 2022, kur ai u zgjodh me 78 vota, pothuajse të gjitha të koalicionit qeveritar.
Fillimisht meskiniteti i tij u pa në detaje të vogla, nga ato që kanë lidhje me protokollin. Askush se ka harruar se kur ish presidenti Bill Klinton erdhi në Tiranë, në korrik 2023 presidenti i vendit mungoi në ceremoni. Ai ishte "harruar" të ftohej nga kryeministri organizator, i cili ndërkohë i pati rrëmbyer edhe kompetencën për të shpërndarë dekorata, duke i dhënë ish nismëtarit të çlirimit të Kosovës një medalje të shpikur prej tij, "Yllin e mirënjohjes". I turpëruar dyfish gjenerali nuk e hapi gojën. Vetëm pasi mediat e bënë shumë të zhurshëm këtë lajm, zyra e shtypit të presidencës njoftoi se mungesa justifikohej me "shkaqe mjekësore".
Ky nuk është rasti i vetëm. Sa herë i është dashur Ramës, Begaj është fshirë nga pjesmarrja në takime apo samite ndërkombëtare. Ndonëse në traditën e diplomacisë shqiptare mbretëron një ligj i pashkruar, që vendi përfaqësohet në samitin e përvitshëm të OKB-së, një herë nga kreu i shtetit dhe një herë nga kryeministri, në shtator 2023, Begajt ia dogjën radhën pa i dhënë asnjë shpjegim.
Po kështu Rama e ka detyruar presidentin ti thotë jo ftesës së përbashkët të marrë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe për samitin e klimës në nëntor 2024. Episodi më mbrslënës qe ai i përkujtimit të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, i cili i hapi rrugën drejt BE-së vendeve të Ballkanit Perendimor. Ai u zhvillua në kulmin e krizës mes Athinës dhe Tiranës, që pasoi burgosjen politike të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Në mënyrë arrogante autoritetet greke nuk e ftuan kryeministrin Rama, të cilin e bënin përgjegjës për këtë makinacion politik. Qeveria Mitsotakis bëri të ditur se ky ishte një distancim politik dhe se si organizatorë ata do të ftonin presidentin Begaj.
\Ky i fundit, që nuk guxonte të shkonte përpara Ramës gjeti justifikimin më qesharak të mundëshëm, që zor se ia besonin edhe familjarët e vet: e kishte "axhendën të ngjeshur". Por, roli i Begajt nuk ka shërbyer vetëm për të përmbushur vanitetin ndërkombëtar të Ramës, ai është përdorur edhe si vegël, për manovra meskine të brendëshëme.
Në kulmin e krizës palrlamentare kur opozita bllokoi për tre muaj parlamentin për arsye se asaj i ishte mohuar e drejta kushtetuese për të kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore, kreu i shtetit u hodh në fushë si një zar në shërbim të mazhorancës. Duke e ditur shumë mirë se në kuvend nuk mund të mbahej seancë normale për shkak të kaosit të krijuar, ai u urdhërua me urgjencë të mbante një fjalë, në 15 janar 2024, përballë deputetëve. Natyrisht që nuk e bëri dot.
Por qëllimi ishte për të njollosur PD-e cila jo vetëm PS-në por as presidentin nuk e lejon të flasë.
Kjo u duk qartë nga interpretimi që i bëri ish kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolli këtij incidenti: “I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës. Për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi”,- u shpreh ajo. Megjithëatë Begaj e mbajti fjalën e tij nga selia e presidencës ku nuk shqiptoi dot asnjë rrokje për respektimin e të drejtave të opozitës, por ku nuk harroi të fshikullojë atë: "Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë". Lista e shërbesave meskine nuk ka fund.
Në maj 2023 parlamenti i kërkoi presidentit të dekretonte me procedurë urgjente, ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Ushtar i bindur, njësoj si tani me pagat e magjistratëve, ai e zabtoi urdhrin me të parën, vetëm pasi vuri një kusht të vogël. Ma sillni për firmë paradite se më vonë udhëtoj për në Gjermani. Madje karagjozllëku nuk ka fund, ai ktheu përgjigje zyrtare se do të bënte një gjë të tillë, para se votimi të kryhej, ndonëse formalisht ende nuk dihej rezultati i tij.
Begaj i ka shërbyer me zell edhe lojrave të vogla brenda klaneve të mazhorancës për të kontrolluar prej tyre segmente te drejtësisë. Tipike në këtë rast është përpjekja për të kapur edhe ato ishuj të pakontrollueshëm brenda Gjykatës Kushtetuese. Begaj me anë të një letre, në janar të këtij viti i ka kërkuar kësaj gjykate të interpretojë nëse tre nga mandatet e anëtarëve të saj duhet të mbyllen para mbarimit të afatit 9 vjeçar. Nën presionin e një militanti, Begaj shpërfilli edhe dekretin e parardhësit të tij, duke hedhur një hap që u pa me shumë shqetësim edhe në raport progresin e Bashkimit Evropian. Përfundimi u pa më vonë: një nga të vetmet gjyqtare që kishte vijuar në vijimësi kundër qeverisë, u largua nga detyra.
Ai veproi po njësoj edhe kur Edi Ramës iu desh të bënte lojën me zgjedhje të parakohëshme në Tiranë pasi mori një kompetencë që sia njeh kushtetuta për të shkarkuar Erion Veliajn.Dekretimi i zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, pwr nw 9 nwntor 2025 u bë nga presidenti në kundërshtim me nenin 115 të ligjit themeltar të shtetit, që e pezullon procesin në rastet kur kryebashkiaku i shkarkuar ankohet në gjykatën kushtetuese. Vendimi i mëpasëm i kësaj të fundit tregoi se dekreti i Begajt ishte i gabuar.
Pavarësisht nga këto, pavarësisht se autoritet i tij vijon të shpërbëhet si sheqeri në ujë, Bajrom Begaj nuk do ti dijë. Me një buzagaz naiv, fajëpak dhe me kokën ulur, më të njëjtin ['nderim me të cilin e kërkonte para Erdoganit për të zmadhuar zyrën, ai sillet edhe para Edi Ramës. Me sa duket nga vila 4 mbi kodër skrupujt moralë i duken të largëta, Ai kënaqet që ha e pi me paratë e shtetit, që kur udhëton ka në delegacion parukieren e gruas, që i hapin derën e veturës dhe shoqërohet me badigardë. Ti kërkosh më tepër ndoshta është e pamundur për të. Ai e di më mirë nga të gjithë sepse ndoshta ngaqë është i tillë arriti dhe ta kapë atë post.
©Lapsi.al




