Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Komenti/ Ç'kuptuam nga "darka e gabuar" e Athinës

Lapsi.al 22 August 2023
Komenti/ Ç'kuptuam nga "darka e gabuar" e Athinës

Ftesa greke për të përkujtuar 20 vjetorin e samitit të Selanikut na ka treguar edhe njëherë se kemi për president një ish ushtarak, që shërben si ushtar i Edi Ramës. Meqë nuk ishte ftuar kryeministri, Bajram Begaj ka refuzuar edhe ai të jetë aty.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Le të jemi të qartë: nuk ka dyshim se në takimin e Athinës duhet të ishte i ftuar kryeministri dhe jo presidenti ynë. Boll të shikosh axhendën për të parë se aty janë ftuar njerëzit që kanë fuqinë reale politike në vendet respektive. 

Por duke përjashtuar Ramën Athina ka dashur të mbajë një qëndim kundër tij.

Këtë nuk e mbajtën të fshehur as pjesa më e madhe e mediave madje e pohoi edhe zëdhënësi i qeverisë Mitsotakis.

Në këto kushte kur Athina e ka pranuar me gojën e saj që e ka ftuar Begajn si ndëshkim për Ramën presidenti ynë ishte në të drejtën absolute të thoshte se në këto rrethana e refuzonte ftesën. Kështu ai mund të kishte mbajtur një qëndrim prej shtetari që ruan dinjitetin e vendit të vet. Por jo ai ka bërë të kundërtën. Ai ka refuzuar me pretekstin se e ka axhendën të ngjeshur….

Dhe ky justifikim sa për ta larë gojën është prova e qartë se Begaj nuk ka vepruar me vullnetin e tij të lirë, por ate e ka urdhëruar Rama që mos shkojë në vend të tij.

Në fakt kryeministri e ka rrudhur krejtësisht rolin e presidentit duke e trajtaur si kukull dhe duke i marrë cdo kompetence. Ai i mori dekoratat, dekoroi dhe ish presidentin Klinton dhe Bajram Begaj që nuk shkoi në ceremoni, u detyrua të justifikohej përsëri me një mashtrim se kishte “arsye mjeksore”.

Edhe në rastin e ftesës greke, është përsëritur e njëta fabul. Aty ku nuk mund të shkojë Rama nuk mund të guxojë të shkojë as Begaj. Dhe këtu problemi nuk është thjeshte se kemi një president që shërben i ushtar i Edi Ramës. Por se kemi të bëjmë një deformim të kushtetutës duke i hequr presidentit rolin që ligji themeltar i shtetit i ka dhënë për politikën e jashtme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI