Flash

Një president lolo

Lapsi.al 1 October 2025
Një president lolo

Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një shembull tjetër se ka zgjedhur të dytën. Duke shpallur për në 9 nëntor zgjedhjet e parakohëshme në Tiranë, ai ka marrë mbi supe një peshë të cilën, nga bota tjetër, do ia kishte zili edhe Haxhi Lleshi, me dëshirën e vet të çartur për ti shërbyer Enver Hoxhës.

Pa pritur as kufizimin 48 orësh që i jepej, Bajrami, ka nxituar të shklë hapur ligjin themeltar të shtetit, duke mos përfillur nenin 115 të tij, i cili e shpreh në mënyrë taksative që nuk mund të hapet një garë e re elektorale, pa u shprehur më parë parë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin përfundimtar të kryebashkiakut në detyrë.

Dihet që pas firmës nga kryeministri, Erion Veliaj, bëri ankimim në kushtetuese dhe pas kësaj dhe ne kritikët e Lalit dhe ata që sot po e shkelin me këmbë pasi e patën ngritur në qiell, duhet të ulnin kokën dhe të prisnim në heshtje.

Nuk ndodhi kështu. Ndaj nuk i'a vlen të merresh me argumentat foshnjorë që ka prodhuar presidenca duke marrë "copy paste" interpretimin e kryeministrisë. Eshtë po ashtu mungesë e theksuar serioziteti të debatosh nëse, Veliajn e rrëzoi Këshilli Bashkiak apo shefi i qeverisë, nëse vendimin për të duhet ta merte gjykata administrative apo ajo kushtetuese, nëse kreu i shtetit mund të përvetësojë rolin e një pushteti tjetër apo mund ta bëjë vetë interpretimin e kushtetutës?

Tirana në votime më 9 nëntor / Pirueta e Begajt shuan shpresat e Veliajt

Të biesh në në këto gracka nga të cilat di të shpëtojë edhe një studenti i vitit të parë të juridikut do të thotë të bësh lojën e përdhosësve të ligjit.

Këtu çështja është politike. Ushtari i bindur, Begaj, e dinte tepër mirë se Tirana do shkonte detyrimisht në zgjedhje të reja. Ai qe i ndërgjegjshëm se përderisa autokrati i gjithpushtetshëm e kishte vendosur, kjo lojë nuk mund të kthehej më pas. Ai e kishte garancinë se ndonëse Veliaj ishte ankimuar në kushtetuese, kjo gjykatë, kurrë, asnjë herë, që kur ka rilindur pas reformës në drejtësi, nuk ka dhënë ndonjë vendim në dëm të kryeministrit.

Pra, në rastin më të mirë ajo mund të shprehej se ankimimi i kryebashkiakut nuk përbënte lëndë të trajtueshme prej saj dhe ta zgjidhte shpejt çështjen, ose të tregohej pak më tepër skrupuloze dhe ta trajtonte atë në themel, gjithnjë duke e pranuar shkarkimin.

Ankimi në Kushtetuese/ Erion Veliaj ngrin fushatën e PS për Tiranën

Në të gjitha rastet fundi dihej, ajo që mbetej e panjohur ishte koha se kur.

Në këto kushte, halli i çdo yes man-i të regjimit se mos kthehet pas vullneti i Ramës për zgjedhje të reja ishte i kotë. Në çdo rast ato do të ndodhnin. Këtu Bajram Begajt as nuk i ishte lënë në dorë rasti i artë i shpëtimit të padronit, as fuqia për ti bërë ndonjë dhuratë të domosdoshme mazhorancës.

Në një situatë të tillë hipotetike ai do të luante rolin e një shërbëtori, por ama disi me vlerë. Por atij, nuk iu kërkua ky nder, atij nuk iu la mbi tryezë zgjidhja e problemit. Ai u urdhërua të shkelë kushtetutën thjeshtë për një tekë të kalendarit. Ai u verbërua për të mos e parë nenin 115 vetëm për ti zhvilluar në një datë më të shpejtë zgjedhjet. Ai u përdhunua juridikisht thjesht për të mos prishur skenarin që Rama kishte vizatuar në kokë.

PIkërisht, ky përdorim i neveritshëm, e shndërron atë nga rangu i bashkëpuntorit në krim, në atë të shërbëtorit karagjoz. Ai nuk u bë dot pjesë e një plani anti- kushtetues ai mbeti thjeshtë loloja të cilit i morën firmën. 

©Lapsi.al   

   

 

 

Të këshilluara

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja...

13:35

Ç'tregon loja e Ramës me arushën Silva

Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partisë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave br...

19:08

Diella, ministri ideal i Edi Ramës 

Ka një transparencë të thellë politike nga ana e kryeministrit Rama në insistimin e tij për ta emëruar Diellën si ministre. Me emërimin e saj kryeministri na tr...

16:32

Dëshmia e James Rubin, a ka më emër liria?

Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, në procesin kundër liderëve të UÇK-së ka ...

17:16

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke i akuzuar për ndërtimin e një narkoshteti në Shq...

14:11

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI