Flash

Akuzat për bullizëm në “Stranger Things”, David Harbour thyen heshtjen

Lapsi.al 10 June 2026

Aktori i njohur i serialit David Harbour ka reaguar ndaj raportimeve që pretendonin për një ankesë të mundshme për bullizëm dhe ngacmim nga kolegia e tij, Millie Bobby Brown, gjatë xhirimeve të sezonit të fundit të serialit Stranger Things.

Në një intervistë për Variety, të publikuar më 10 qershor, Harbour tha se lajmet ishin “të çuditshme” dhe se situata është keqinterpretuar në media.

Në këtë botë të çuditshme ku krijohen fragmente deklaratash, po përpiqem të gjej mënyrën e duhur për ta thënë,” u shpreh aktori 51-vjeçar.

Ai theksoi se puna e tyre disavjeçare në serial, ku interpretojnë figurat baba-bijë, ka sjellë edhe mosmarrëveshje të zakonshme.

“Është një shfaqje që zgjati 10 vite. Gjatë atyre viteve, si çdo familje apo marrëdhënie e gjatë, ka debate dhe mosmarrëveshje,” tha ai.

Megjithatë, Harbour shtoi se këto situata janë zgjidhur mes tyre dhe nuk përfaqësojnë marrëdhënie problematike.

“Kur u ulëm dhe folëm me njëri-tjetrin, gjithçka u sqarua. Ishte diçka normale. Ne kemi gjithmonë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin,” shtoi ai.

Ai gjithashtu la të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre mund të vazhdojë edhe në projekte të tjera.

“Do të më shihni më shumë mua dhe Millie. Dhjetë vite nuk ishin mjaftueshëm. Ne kemi një lidhje të veçantë,” tha aktori.

Nga ana tjetër, Millie Bobby Brown u shpreh se gjatë viteve marrëdhënia e tyre ka qenë profesionale dhe mbështetëse, duke theksuar se gjithmonë është ndier e sigurt në set dhe se e vlerëson shumë bashkëpunimin me Harbour.

“Sigurisht që jam ndier e sigurt. Kemi punuar bashkë për 10 vite,” tha ajo më herët për Deadline.

Ajo shtoi gjithashtu se lidhja e tyre profesionale është forcuar me kalimin e kohës dhe se e vlerëson shumë eksperiencën e ndarë në serial.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI