Flash

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

Lapsi.al 18 June 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Syrit të Kaltër. Bëhet me dije se dy persona, shtetas të huaj duke udhëtuar me një motor kanë dalë nga rruga dhe si pasojë kanë rënë nga një lartësi rreth 15 m.

Kanë qenë persona që kalonin në rrugë me mjetet e tyre ata të parët që nisën të jepnin ndihmën e parë. Më pas kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, forcat e MZSH-së, të bashkisë Finiq dhe ambulanca e Sarandës.

Dy të lënduarit janë nxjerrë nga vendi ku kishin rënë dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI