Flash

Del dëshmia e fortë: Koçeku e ndihmoi Shtufin për borxhet dhe konfliktet nga gjobëvënësit

Lapsi.al 17 June 2026

Dyshimet se paratë e trafikut të narkotikëve janë investuar në ndërtim nuk mbështeten vetëm në analizën financiare dhe komunikimet e Sky ECC, por edhe në deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Erion Alibej, i cili kishte njohje të afërt me trafikantët.

Pjesë nga dosja hetimore: “Sipas deklarimit të dëshmitarit të drejtësisë Erion Alibej, Ilir Shtufi njihej si biznesmen në fushën e ndërtimit, por në periudhën përpara lidhjes me Artur Koçekun ndodhej në vështirësi ekonomike. Ai deklaron se kishte mësuar nga bisedat mes tyre se Shtufi kishte borxhe të konsiderueshme, probleme me persona që i kishin vendosur gjoba dhe konflikte të krijuara nga shitja e të njëjtave apartamente apo dyqane më shumë se një herë. Sipas Alibejt, Artur Koçeku e ndihmoi me shuma të konsiderueshme monetare cash, duke i mundësuar shlyerjen e borxheve, mbylljen e konflikteve të krijuara dhe largimin e personave që ushtronin presion ndaj tij”.

“Jo domosdoshmërisht kemi një aktivitet kriminal që është i lidhur me një investim, që të lidhet aktiviteti kriminal me investimin duhet të ketë një hetim që ky investim është prodhuar dhe ka gjeneruar nga aktiviteti kriminal. Sepse nëse nuk bëhet kjo lidhje midis investimit dhe aktivitetit kriminal, jo domosdoshmërisht do kemi pastrim të produkteve të veprës penale” u shpreh avokati, Rezart Kthupi.

Me afrimin me Koçekun, aktiviteti i Shtufit nis të zgjerohet me ritme të shpejta në sektorin e ndërtimit dhe projektet në kryeqytet e më gjerë.

Pjesë nga dosja hetimore: “Erion Alibej deklaron se pas krijimit të lidhjes me Artur Koçekun, aktiviteti ekonomik i Ilir Shtufit njohu një rritje të menjëhershme. Sipas tij, fondet cash të siguruara nga Koçeku u përdorën për të stabilizuar situatën financiare të biznesmenit dhe për të zgjeruar investimet në sektorin e ndërtimit. Dëshmitari shprehet se Artur Koçeku sillej si një prej pronarëve realë të objekteve që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi dhe se kjo ishte e njohur edhe nga persona të tjerë të rrethit të tyre shoqëror”.

“Është e rëndësishme për të evidentuar nëse janë fiktive apo jo këto kalime apo tjetërsime të pasurive, duke hetuar nëse personat ku kanë qenë pjesë të transaksioneve kanë historik kriminal, janë të përfshirë në aktivitete kriminale, apo janë njerëz që realisht janë futur në blerjen e këtyre pasurive me qëllim ligjor për të kryer një aktivitet ekonomik dhe për ta zhvilluar. Por gjithmonë është hetimi ai që bën lidhjen e këtyre hallkave”, u shpreh avokati, Dritan Jahja./Top Channel

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI