Flash

Parlamenti Europian kërkoi ndalimin e ndërtimeve, protestuesit marshojnë sërish kundër projektit në Zvërnec

Lapsi.al 18 June 2026

Protesta e 18-të kundër projektit turistik në Zvërnec solli mbrëmjen e djeshme një tjetër formë simbolike reagimi para Kryeministrisë. Flamingove prej kartoni, që prej ditësh janë kthyer në simbol të tubimeve, iu bashkuan edhe disa dhi të sjella nga Kelmendi, të shoqëruara me pankarta në mbrojtje të mjedisit dhe zonave të mbrojtura. “Ndaloni ekocidin” dhe “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria” ishin disa nga mesazhet që shoqëruan protestën kundër projektit turistik në Zvërnec. 

Pas fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës. Tubimi i djeshëm u zhvillua në të njëjtën ditë kur Parlamenti Europian miratoi një amendament në raportin për Shqipërinë, ku shprehet shqetësim serioz për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Në tekstin e miratuar, Parlamenti Europian theksoi se zhvillimet në këtë zonë tregojnë pasojat e ndryshimeve ligjore të bëra për zonat e mbrojtura dhe rreziqet që ato krijojnë për territoret me vlera të rëndësishme ekologjike.

Eurodeputetët i kërkuan autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, derisa ligji të harmonizohet plotësisht me kërkesat e Bashkimit Europian. Parlamenti Europian theksoi gjithashtu se çdo projekt në këto zona duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis dhe një procesi transparent konsultimi me komunitetet lokale, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI