
Për dy muaj me radhë, qytetarët janë mbledhur për të vijuar protestën kundër qeverisë. Ashtu si çdo mbrëmje, edhe këtë të enjte tubuesit u nisën nga sheshi "Skënderbej" dhe më pas do të zhvendosen para Kryeministrisë. Qytetarët dhe organizatorët do të mbajnë fjalimet e tyre. Protesta shoqërohet me thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi".
Protestuesit kanë dalë çdo mbrëmje në shesh dhe kanë këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë transparence, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. /LAPSI.al