Flash

Zjarret masive në Francë, Macron: Duhet të krijojmë një pyll të ri

Lapsi.al 28 July 2026

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për krijimin e një modeli të ri pyjor në Francë, ndërsa vizitoi qendrën e koordinimit në Bordeaux, nga ku po drejtohen operacionet për shuarjen e zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin.

“Deri tani zjarret kanë djegur 1,160,000 hektarë që nga fillimi i vitit. Do të na duhet të rimbjellim dhe të krijojmë një pyll të ndryshëm”, deklaroi Macron.   

Presidenti francez theksoi se rindërtimi i pyjeve duhet të marrë parasysh sfidat e ndryshimeve klimatike dhe presionin në rritje nga urbanizimi dhe turizmi. 

“E dimë që do të na duhet të rimbjellim dhe rindërtojmë një pyll të ndryshëm, sepse duhet të përshtatemi me kushtet e ndryshimeve klimatike, si dhe me presionet nga zhvillimi i banesave dhe turizmi”, u shpreh ai.

Macron njoftoi gjithashtu se zjarri i madh që shpërtheu të enjten pranë Biscarrosse, në departamentin Landes, është vënë tashmë nën kontroll. 

Megjithatë, ai paralajmëroi se situata mbetet kritike në departamentin Gironde, ku flakët vazhdojnë të kërcënojnë zonën metropolitane të Bordeaux.

“Situata është stabilizuar disi, por mbetet e rrezikshme dhe duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në orët dhe ditët në vijim”, deklaroi presidenti francez.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI