Flash

Të shtëna dhe pengmarrje në një supermarket në Kiev, raportohet për viktima 

Lapsi.al 18 April 2026
Të shtëna dhe pengmarrje në një supermarket në Kiev,

Një situatë e rëndë sigurie po zhvillohet në Kiev, ku autoritetet kanë ndërmarrë një operacion të gjerë pas një incidenti me të shtëna dhe marrje pengjesh në një supermarket. Sipas informacioneve paraprake, një person i armatosur ka hyrë në një dyqan Walmart, pasi ka hapur fillimisht zjarr në rrugë, dhe më pas ka hyrë brenda duke mbajtur peng persona të shumtë. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë për momente paniku, ndërsa askush nuk është lejuar të largohet nga ambientet.

Forca të shumta policie dhe njësi speciale kanë rrethuar zonën, ndërsa operacioni për neutralizimin e autorit vijon. Kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko, konfirmoi se agresori mbetet ende brenda supermarketit dhe se nga brenda ndërtesës janë dëgjuar të shtëna armësh.

Ngjarja vjen në një kohë kur autoritetet janë ende në alarm pas një incidenti të ngjashëm në Odessa, ku një person i armatosur hapi zjarr ndaj kalimtarëve, pa shkaktuar viktima. Operacioni në Kiev vijon, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI