Flash

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Lapsi.al 18 April 2026
Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia identifikon autorin

Plagosja e djeshme në zonën e Shkollës së Bashkuar është zbardhur. Një konflikt mes fqinjëve përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. Astrit Dautaj, 53 vjeç, ka hapur zjarr ndaj Ilirjan Dostit, 45-vjeç. Autori është shpallur në kërkim nga policia.

Të plagosurin e përshkoi plumbi në zonën e barkut, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë dhe të jetë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit.

NJOFTIMI I POLICISË 

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI