Flash

Drøgë dhe vjedhje, 31-vjeçari kapet jashtë banese, shkeli arrestin shtëpiak

Lapsi.al 17 April 2026
Drøgë dhe vjedhje, 31-vjeçari kapet jashtë banese,

Një 31-vjeçar i akuzuar për vjedhje dhe shitje droge është riarrestuar nga policia në Dibër pasi u kap ndërsa kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata.

I dyshuari është S.B., banues në fshatin Fushë-Alie, të cilit tashmë i shtohet edhe një vepër e re penale e rëndë, ajo e largimit të të dënuarit nga vendi i qëndrimit.

Burime zyrtare bënë me dije se:

“Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin S.B., 31 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie, Dibër. Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet hetimore për këtë rast i kaluan Prokurorisë vendore për veprime të mëtejshe proceduriale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do të shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.3...

08:21

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI