Flash

Dy raste helmimi në Lezhë brenda pak orëve, mjekët shpëtojnë të miturën dhe të riun

Lapsi.al 17 April 2026
Dy raste helmimi në Lezhë brenda pak orëve, mjekët

Dy raste helmimi janë shënuar në Lezhë brenda pak orëve, teksa mjekët pas përpjekjeve të bëra kanë mundur t’i shpëtojnë pacientët pas ndërhyrjes me terapi dhe lavazh stomaku.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar që dyshohet se ka tentuar flijimin në gjendje depresioni dhe një të mitur 17-vjeçare e cila dyshohet se ka pirë aksidentalisht detergjent, por hetimet janë ende aktive për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve. Nuk jepen detaje nëse rastet kanë lidhje mes tyre.

Për ngjarjen e parë Policia vendore njoftoi se:

“Është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasi G. P., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lënde helmuese. Shtetasi është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”.

Kurse për rastin e dytë u bë me dije se gjithashtu është arritur të shpëtohet e mitura.

“U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi policia. Hetimet për të dyja rastet, që mendohet se nuk kanë lidhje mes tyre, po i vijon Prokuroria vendore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI