Flash

Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit/ Trump: Ata s'mund të na shantazhojnë

Lapsi.al 18 April 2026
Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit/ Trump: Ata s'mund

Irani ka ndryshuar sërish qëndrim për Ngushtica e Hormuzit, duke e mbyllur pas vetëm një dite nga rihapja, në përgjigje të bllokadës detare të SHBA-së ndaj porteve iraniane. Situata u tensionua kur forcat iraniane sulmuan të paktën tre anije civile. Raportohet se një cisternë u qëllua pa paralajmërim nga mjete të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Një anije tjetër u godit dhe një e tretë i shpëtoi për pak një sulmi. Pas incidenteve, disa anije ndryshuan kurs, duke reflektuar pasigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani “nuk mund të shantazhojë”, por njëkohësisht konfirmoi se kontaktet mes palëve po vijojnë. Ndërkohë, zyrtarë iranianë paralajmëruan se ngushtica do të mbetet e mbyllur për sa kohë që eksportet e tyre janë nën kërcënim, duke thelluar më tej tensionet në rajon.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI