Flash

59-vjeçari shqiptar νret me kosore ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj në Itali

Lapsi.al 18 April 2026
59-vjeçari shqiptar νret me kosore ish-bashkëshorten dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një komunitet të vogël në Cossombrato, ku një 59-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Astrit Koni, dyshohet se vrau ish-bashkëshorten e tij, Drita Koni dhe partnerin e saj të ri, përpara se t’i jepte fund jetës.

Sipas njoftimit paraprak të autoriteteve, autori kishte tentuar disa herë të rikthehej me ish-bashkëshorten, por ajo kishte refuzuar dhe kishte nisur një lidhje të re. I nxitur nga xhelozia, ai përdori një mjet pune bujqësor për të goditur për vdekje dy viktimat, trupat e të cilëve u gjetën më pas në një zonë fushore të fshatit.

Pas krimit, 59-vjeçari shkoi në kalanë e zonës, ku punonte si kopshtar dhe arriti të hynte pa u vënë re. Dyshohet se ai është hedhur nga një pjesë e lartë e strukturës, duke humbur jetën në vend. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI