
Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martën një qëndrim ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Zvërnecin, duke hedhur poshtë formulimet ku ai bazohej për të justifikuar projektin turistik brenda zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë.
Sipas organizatave mjedisore, deklarata politike e kryeministrit nuk e ndryshon faktin se vendimmarrja i ka paraprirë studimeve, transparencës dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis apo fizibilitetit ekonomik.
“Jemi dëshmitarë që përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë faqe studim fizibiliteti, të dhëna, shifra etj, që si rregull shoqërojnë projekt-idenë e zhvillimeve nga më të voglat te më të mëdhatë,” thuhet në qëndrimin e organizatave.
Sipas mjedisorëve, rasti i Zvërnecit zbuloi mungesën e respektimit të legjislacionit vendas dhe detyrimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, duke anashkaluar vlerësimet mjedisore, studimet shkencore dhe konsultimin publik.
“Në një shtet të së drejtës, fillimisht përcaktojnë ligji, shkenca dhe interesi publik nëse dhe sa mund të zhvillohet territori. Vetëm më pas mund të flasë politika për investimin,” thuhet në deklaratë.
Më tej organizatat kundërshtojnë pretendimet e Ramës se dispozitat ligjore nuk ndalonin zhvillimin e saj për turizëm e aq më shumë në një ‘tokë private’ dhe se institucionet shtetërore kishin zbatuar procedurat e rregullta ligjore për dhënien e lejes zhvillimore të projektit dhe lejes për rrethimin e zonës.
Sipas organizatave, “fakti që toka është private nuk i heq shtetit përgjegjësinë për ta mbrojtur zonën.”
“Problemi bëhet edhe më serioz sepse rrethimi i autorizuar nga KKTU-ja, pa një Vlerësim mjedisor, rezulton të jetë shtrirë drejt brezit bregdetar dhe të ketë kufizuar aksesin publik. Bregdeti, plazhi dhe brezi ranor nuk janë vazhdim i pronës private ngjitur dhe nuk mund të tjetërsohen apo të bëhen të paarritshme për publikun,” thuhet në deklaratë.
Ata po ashtu, ndryshe nga Rama, e konsiderojnë konfliktin e pronësisë në zonën ku parashikohet ndërtimi si proces të lidhur me projektin e zhvillimit, pasi këto konflikte krijojnë pasiguri thelbësore për investim.
“Një investitor serioz, nëse ka të tillë siç pretendon Kryeministri kërkon siguri juridike për titullin. Një shtet serioz nuk e trajton konfliktin e pronësisë si një pengesë që mund të anashkalohet”- thuhet më tej në qëndrimin e organizatave.
Organizatat i vlerësojnë premtimet për përgatitjen e vlerësimeve mjedisore si të vonuara.
“As Kryeministri dhe as KKTU-ja nuk mund ta pranojnë paraprakisht zhvillimin, të japin leje zhvillimore, të autorizojnë rrethimin dhe pastaj t’i kërkojnë shkencës të përcaktojë si do të zbatohet ai,” këmbëngulin mjedisorët.
Më tej në deklaratë argumentohet se si ndryshimet ligjore të ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024 vetëm sa e ruajtën emërtimin për këto zona, por e dobësuan mbrojtjen e tyre reale.
“Fakti është që në vitin 2024 u zgjeruan aktivitetet e lejueshme, u përfshi “turizmi i ekselencës”, u hoq nënzonimi dhe u dobësua mbrojtja e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht. Pra, etiketa mbeti, por rregullat ndryshuan”- vlerësojnë organizatat.
Sipas tyre, Kryeministri nuk mund të thotë se ndikimet mjedisore ende do të studiohen dhe njëkohësisht të garantojë se është e pamundur që projekti të prekë lagunën, habitatet apo ekosistemet përreth dhe se ai po ofron një garanci thjesht politike, për aq kohë sa nuk ka bërë transparencë për vendimmarrjen, nuk ka dëgjuar ekspertët dhe nuk ka mbrojtur interesin publik.
Në këtë kuadër organizatat kërkojnë njëzëri si të domosdoshme kthimin mbrapsht të ndryshimeve në ligjin nr. 21/2024, që konsiderohen dhe nga vetë BE në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit europian.
Organizatat mbështetëse të këtij qëndrimi:
EcoAlbania
Milieukontakt Shqipëri
Qendra Burimore e Mjedisit – REC Shqipëri
Qendra EcoAlbania
Qendra PSEIDA – ILIRIA
Qendra Res Publica
Shoqata e Bujqësisë Organike
Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë – AOS
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrohtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
Active Mobility
ADAD Malore
Albanian Ëater Partnership
All Green Centre
BIRD
Build Green Group
CELIM SHQIPERI
CERCI
Changing the Future
COSV
Dora Prinderore
FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës
Global Care Albania
Gruaja Intelektuale
GRUPI VENDOR I VEPRIMIT VJONA
Guxo
GVV Moker-gore
Horizont EU
INFINIT+
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)
Klubi Ekologjik Lezhe
New Bridges
Nisma për Ndryshim Shoqërosr-ARSIS
North Green
Organizata “Shtëpia e Gjelbër”
Përtej Barrierave
PTS ( Pertej Te Sotmes)
Qendra “Durrësi Aktiv”
Qendra “Levizja Rinore per Demokraci”
Qendra Agritra-Vizion
Qendra Burimore e Alternativave te Zhvillimit (DARC)
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës
Qendra FuturAL
Qendra Kombetare e Levizjes Ambientaliste
Qendra Media dhe Ceshtjet Shoqerore
Qendra Netëork Albania
Qendra Norma
Qendra per Progres Rinor
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedsiore (Qendra ACEG)
QTIL
Roof Albania
Rrjeti për Raportimin e K.O.K.SH – Oganized Crime and Corruption and Netëork in Albania/OÇRNA
SEEP
SHBB ELIA
SHERM
SHGPAZ (Shoqata kombetare e grave profesioniste, afariste dhe zejtare) dega Pogradec
Shoqata “Edukim Komunitar për të Drejta, Kulturë e Integrim”
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN).
Shoqata AlbNatyra
Shoqata Alpin
Shoqata Alpino – Turistike ‘Korça Alpin’
Shoqata Bordi Rajonal Ambjentalist Shqiptar
Shoqata KREO
Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit
Shoqata Mjedis, Ujera, Pyje
Shoqata MKEZH
Shoqata Une gruaja
Shtepia e Gjelber
Together for Life
Vajzat dhe Djemtë Scout te Shqiperise
VIS Albania
Vizioni Ekologjik, Shkoder
Vizioni i Gjelber
Voice of Roma in Albania
World Vision Albania
Forumi i Mendimit të Lirë