Flash

Tabaku letër Komisionit Europian: Ligji i porteve shkel 3 kapituj të BE

Lapsi.al 9 April 2026
Tabaku letër Komisionit Europian: Ligji i porteve shkel 3 kapituj të

Pak para nisjes së seancës së sotme plenare, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë një prononcim. Ajo tha se i ka dërguar një shkresë Komisionit Europian, autoritetit të konkurrencës në BE për ligjin e porteve, ku argumenton se shkelen tre kapituj të Bashkimit Europian. Në një deklaratë të dhënë përpara nisjes së seancës plenare, Tabaku ka kundërshtuar ligjin për Portet Turistike.

“Ligji për portet turistike, ndryshimi i fundit që vjen në Parlament, është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe të 3 kapitujve të legjislacionit të BE-së. 5, 8, dhe 14. Nuk është gjë e re që ligjet që kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë janë me porosi, që mbrojnë interesat e veçanta, por ky është i 18-ti në radhën e ligjeve që vijnë me porosi”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate shtoi se këtu bëhet fjalë për një model qeverisje “që i ndan pronat publike sikur i kanë të nënës e të babës” që sipas saj po e varfëron vendin dhe reflekton mënyrën si qeveria shqiptare e koncepton procesin e integrimit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI