Flash

Negociatat në Islamabad, delegacioni iranian drejt Pakistanit për bisedime me SHBA-në

Lapsi.al 9 April 2026
Negociatat në Islamabad, delegacioni iranian drejt Pakistanit për

Një delegacion nga Irani pritet të mbërrijë sot në Pakistan për të nisur negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm.

Lajmi është konfirmuar nga ambasadori iranian në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, i cili njoftoi se delegacioni do të zhvillojë bisedime në Islamabad.

Sipas tij, pala iraniane do të takohet të shtunën me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance. Negociatat pritet të bazohen në një paketë me “10 pika” të propozuara nga Teherani, megjithëse detajet e sakta të kësaj platforme mbeten ende të paqarta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Moghadam theksoi se bisedimet do të zhvillohen pavarësisht skepticizmit të opinionit publik në Iran. Ai akuzoi Izraelin për “shkelje të përsëritura të armëpushimit”, të cilat sipas tij synojnë të minojnë përpjekjet diplomatike.

Takimi në Islamabad shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet për uljen e tensioneve, megjithatë mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje konkrete në një klimë të brishtë mosbesimi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.3 lekë dhe do shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet m...

08:44

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI